Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Durrës, ku është përfshirë një mjet i Policisë Rrugore dhe një tjetër automjet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35 në rrugën “Taulantia”, ku një makinë e drejtuar nga shtetasja me iniciale J. D. është përplasur me motorin e Policisë Rrugore, që drejtohej nga efektivi E. M.
Si pasojë e përplasjes, punonjësi i policisë ka pësuar dëmtime dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal Durrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.