Lidhjet mes FC Barcelona dhe sulmuesit Julian Alvarez janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, me raportime se klubi katalanas po e sheh atë si opsionin kryesor për të zëvendësuar Robert Lewandowski në sulm.
Megjithatë raportohet, se Atletico Madrid nuk po e shqyrton largimin e tij dhe vazhdon të insistojë se lojtari është pjesë e planeve afatgjata të klubit, me kontratë deri në vitin 2029 dhe një klauzolë shumë të lartë lirimi.
Po ashtu, Alvarez tërhoqi vëmendje me deklaratat e fundit ku la gjithçka të hapur për të ardhmen e tij, duke thënë “ndoshta po, ndoshta jo” kur u pyet për sezonin e ardhshëm, megjithëse ka theksuar se ndihet i lumtur në Madrid.
Sipas raportimeve, Barcelona beson se një marrëveshje mund të arrihet për nën 100 milionë euro, madje duke përfshirë edhe ndonjë lojtar në shkëmbim, por një transferim i tillë mbetet ende i komplikuar.