Aktori Chuck Norris shtrohet me urgjencë në spital

Aktori i njohur hollivudian Chuck Norris është shtruar në spital në Hawaii. Portali amerikan TMZ publikoi lajmin duke cituar burime me njohuri të drejtpërdrejta për ngjarjen.

86-vjeçari është shtuar me urgjencë në spital, por nuk bëhen më tepër detaje për arsyet. “Nuk e dimë natyrën e urgjencës, megjithatë, na thuhet se Chuck është me humor të mirë” – citon shkrimi.

Sipas të njëjtave burime ai po stërvitej në këtë ishull së bashku me një mikun e tij. Ai u tha mediave se aktori ishte në humbor dhe po bënte shaka.

Aktori festoi ditëlindjen në fillim të këtij muaji duke postuar një video në mediat sociale që tregonte veten duke bërë sparing me një trajner.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top