Tentuan t’i grabisnin argjendarinë/ Pronari:E disata herë, ende s’janë gjetur autorët

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është tentuar që të vidhet një argjendari ne qytetin e Pogradecit. Pronari, Lytfi Alia, tha se nuk është hera e parë që biznesi i tij bëhet objekt i sulmeve, ndërsa autorët e rasteve të mëparshme nuk janë identifikuar. Sipas tij, këtë herë autorët nuk arritën të marrin asgjë, pasi alarmi u aktivizua dhe ata u larguan menjëherë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se tre persona të maskuar kanë hapur derën e dyqanit me kriko makine rreth orës 03:30.

Alia theksoi se argjendaria e tij është vjedhur edhe më parë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare, ndërsa shprehu shqetësimin për sigurinë e biznesit. Ai shtoi se autorët e kësaj ngjarjeje janë filmuar, por ishin të maskuar, çka vështirëson identifikimin e tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top