Të enjten, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Do të ketë vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin. Reshjet e shiut, kryesisht me intensitet të ulët, do të jenë të pranishme që në orët e para të ditës dhe deri në mëngjes në pjesën më të madhe të vendit. Më pas, ato do të dobësohen gradualisht dhe do të kufizohen në qendër dhe jug deri në mesditë.
Në zonat malore të verilindjes, lindjes dhe juglindjes, mbi 1200 metra lartësi, priten reshje të dobëta dëbore. Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në bregdet dhe në lugina mund të arrijë deri në 12 m/s. Deti Adriatik dhe Jon do të kenë valëzim nga 1 deri në 4 ballë.