Aktori Leonardo DiCaprio duket se po sheh një të ardhme afatgjatë me partneren e tij, modelen Vittoria Ceretti, pas paraqitjes së tyre në Oscars 2026.
DiCaprio, 51 vjeç, u shfaq në ceremoninë prestigjioze me Ceretti në një nga daljet e tyre të rralla publike si çift. Edhe pse nuk pozuan bashkë në tapetin e kuq, prania e tyre shënoi pjesëmarrjen e parë në një event të madh që prej nisjes së lidhjes në vitin 2023.
Sipas burimeve pranë aktorit, kjo marrëdhënie “ndihet ndryshe dhe më serioze” krahasuar me lidhjet e tij të mëparshme. Thuhet se DiCaprio është më i përkushtuar se kurrë dhe për herë të parë është i hapur ndaj një të ardhmeje të qëndrueshme.
Modelja italiane vlerësohet për pavarësinë e saj dhe jetën e ndërtuar jashtë marrëdhënies, një aspekt që, sipas burimeve, e tërheq aktorin – veçanërisht për shkak të angazhimeve të tij të shumta në xhirime.
Çifti është përfolur për herë të parë në gusht të vitit 2023, ndërsa që atëherë janë parë shpesh së bashku në udhëtime dhe evente të ndryshme, përfshirë premierën e filmit One Battle After Another.
Edhe pse Leonardo DiCaprio nuk arriti të fitojë çmimin për aktorin më të mirë në Oscars 2026 – i cili shkoi për Michael B. Jordan për filmin Sinners – filmi i tij rezultoi një sukses i madh, duke marrë disa çmime, përfshirë atë për filmin më të mirë.
Ndërkohë, aktori pritet të rikthehet së shpejti në ekran në një projekt të ri me regjisorin Martin Scorsese, në filmin What Happens at Night, ku do të luajë përkrah Jennifer Lawrence.