“Sa mirë më rri fanella e re”: Leao rinovoi kontratën me dyfishin e pagës deri në vitin 2028

Pas gati një viti pritjeje, më në fund ka ardhur dita e Rafa Leao, që nënshkroi zgjatjen e kontratës deri në vitin 2028. Një hap themelor për kuqezinjtë, të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë me stafin e portugezit për të arritur një marrëveshje që parashikon një pagë fikse prej 5.1 milionë në sezon plus bonuse të konsiderueshme. Leao merr një rritje të ndjeshme me firmën e tij. E mbi të gjitha heq mendjen nga gjoba që duhet t’i paguante Sporting Lisbona, e cila përfundimisht do t’i paguhet portugezit nga Lille, klubi i tij i vjetër. Fanella e Milanit është e rëndë, por ndihem si në shtëpinë time dhe dua të fitoj këtu”, tha Leao.

Leao, kontrata e të cilit do të përfshijë një klauzolë prej 175 milionësh që mund të aktivizohet vetëm në periudha të caktuara, mund të ndryshojë edhe numrin e fanellës së tij. Portugezi do të mbajë veshur numrin historik 10, në rast të lamtumirës së Brahim Diaz.

LEAO: “DUA TË FITOJ ME KUQEZINJTË”
Fjalët e para pas rinovimit erdhën për Milan TV, me një intervistë në të cilën portugezi ishte krenar dhe entuziast për të vazhduar me kuqezinjtë: “Jam shumë i lumtur sepse ishte ajo që unë doja. E bëra të vetëdijshëm Milan për qëllimin tim për të qëndruar. Arritëm një marrëveshje për të vazhduar historinë time këtu në Milano, sepse Milan është shtëpia ime. Kur mbërrita, të gjithë më pritën krahëhapur dhe madje edhe në kohë të vështira të gjithë ishin aty. Më ndihmuan të përmirësohem. Jam në shtëpi dhe me këtë besim mund të arrij në majë dhe të fitoj gjëra të mëdha. Për mua është një familje, është gjëja më e rëndësishme për procesin që kam ndjekur në fushë.”

“SA MIRË MË RRI FANELLA E RE”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top