Berisha: Heqja e sanksioneve të BE ndaj Kosovës, goditje fatale për dyshen Rama-Vuçiç

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Kosovës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha thekson se kjo është një arritje e rëndësishme për vendin dhe një goditje e merituar për “dyshen famëzeze të Ballkanit”, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, për qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës.

Reagimi i plotë:

Një vendim i drejtë i BE-së për Kosovën.

Të dashur miq, Bashkimi Europian hoqi të gjitha sanksonet për Kosovën. Partia Demokratike përshëndet Kosovën për këtë arritje të re e të rëndësishme.

PD shton se ky vendim është një goditje e rëndë dhe e merituar për dyshen famëzezë të Ballkanit Rama – Vuçiç dhe qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top