Me 79 vota pro, dhe një abstenim nga deputeti Redi Muçi, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot rezolutën që shpall Iranin shtet terrorist, duke marrë shkas dhe nga ngjarjet e fundit që po prekin Lindjen e Mesme dhe jo vetëm.
Pak më parë ka ardhur edhe reagimi nga Izraeli që e quan rezolutën historike.
Reagimi i plotë:
E vlerësoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë.