Tottenham Hotspur në xhiron e 30’të në Premier League nxori 1 pikë pas barazimit me Liverpool FC, shumë e rëndësishme për klubin londinez por që thellon krizën për kampionët e Anglisë.
Richarlison barazoi për Tottenham në minutën e 90’të, pasi Dominik Szoboszlai kishte shënuar nga goditja e dënimit në pjesën e parë.
Liverpool kishte rastin të shfrytëzonte humbjen e Aston Villës për t’u ngjitur në katërshen ku mbetet me dy më pak se klubi nga Birmingham që mbetet në top katërshe.
Liverpool i thellohet kriza dhe pashmangshëm edhe spekulimet për të ardhmen e trajnerit Arne Slot do të intensifikohen pas investimeve qindra milionëshe këtë sezon.