Inteligjenca amerikane: Khamenei dyshues për aftësitë e djalit të tij për udhëheqës

Ish-udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kishte shfaqur rezerva për mundësinë që të pasohej nga djali i tij, Mojtaba Khamenei, sipas informacioneve që shërbimet sekrete amerikane i kishin përcjellë presidentit Donald Trump.

Sipas një analize të cituar nga CBS, Ali Khamenei dyshohet se ishte skeptik për marrjen e pushtetit nga djali i tij, Mojtaba Khamenei, pasi mendonte se ai nuk ishte mjaftueshëm i zgjuar dhe nuk kishte cilësitë e nevojshme për të udhëhequr vendin.

Raporti thekson gjithashtu se, sipas të dhënave të inteligjencës, Ali Khamenei ishte në dijeni se djali i tij përballej edhe me probleme në jetën personale.

56-vjeçari Mojtaba Khamenei u zgjodh fundjavën e kaluar si udhëheqësi i ri suprem i Iranit nga Këshilli i Udhëheqësve Fetarë të vendit, pasi për vite me radhë kishte shërbyer si bashkëpunëtor i ngushtë i të atit. Kujtojmë se Ali Khamenei u vra në një sulm raketor izraelit në fillim të luftës mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit.

Sa i përket informacioneve të inteligjencës për marrëdhënien mes babait dhe djalit, përveç Donald Trump, sipas raportimit, ishin informuar edhe JD Vance si dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.

Sipas të njëjtit publikim, në biseda private Donald Trump u kishte thënë njerëzve të rrethit të tij të ngushtë se nuk besonte që informacionet për Mojtaba Khamenei kishin shumë rëndësi, pasi ai mendonte se Irani në thelb ishte pa një udhëheqës të qartë.

Zëdhënës të CIA-s, Shtëpisë së Bardhë dhe zyrës së zëvendëspresidentit Vance refuzuan të komentojnë mbi këto informacione.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top