Ndeshja mes Real Madridit dhe Elches, e zhvilluar në kuadër të javës së 28-të të La Liga në “Bernabéu”, solli një situatë të pazakontë gjatë lojës.
Skuadra e Elches bëri 6 zëvendësime gjatë ndeshjes, në vend të kufirit të zakonshëm prej 5 ndryshimesh.
Kjo ndodhi pasi një nga lojtarët e saj pësoi tronditje në kokë në pjesën e parë pas një përplasjeje me Eduardo Camavingan, gjë që detyroi stafin teknik ta zëvendësonte për arsye mjekësore.
Sipas rregullave të reja të futbollit, një skuadër mund të bëjë një zëvendësim shtesë nëse një lojtar largohet nga loja për shkak të një tronditjeje (concussion).
Në të njëjtën kohë, edhe skuadra kundërshtare ka të drejtë për një zëvendësim shtesë për të ruajtur barazinë e mundësive.
Duke u bazuar në këtë rregull, trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa shfrytëzoi këtë klauzolë dhe bëri gjithashtu 6 zëvendësime gjatë ndeshjes, duke krijuar një skenë të rrallë në La Liga dhe në futboll në përgjithësi.
Duke shfrytëzuar këtë mundësi, Alvaro Arbeloa shfrytëzoi mundësinë që të fus në lojë katër lojtarë të akademisë – pesë nëse e llogarisim edhe Gonzalo Garcian, që u integrua në ekipin e parë këtë sezon.
Daniel Yanez (18-vjeçar), Diego Aguado (19-vjeçar), Manuel Angel (21-vjeçar) dhe Cesar Palacios (21-vjeçar) u inkuadruan nga Arbeloa në këtë përballje.