Shorti për biletat e ndeshjes Poloni–Shqipëri, FSHF hap të hënën aplikimet për tifozët shqiptarë

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se do të hapë të hënën procesin e aplikimit për tifozët shqiptarë që dëshirojnë të blejnë bileta për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për play-off të Botërorit 2026, që do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Për shkak të numrit të kufizuar të biletave në dispozicion për tifozët kuqezi, përzgjedhja do të bëhet përmes një shorti elektronik, i cili do të realizohet përmes platformës t-Ticket.

Të gjithë tifozët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të regjistrohen paraprakisht në platformë duke krijuar një llogari personale ose duke përdorur një llogari ekzistuese.

Çdo aplikant do të ketë mundësi të aplikojë vetëm për dy bileta, pa mundësi për të kërkuar më pak apo më shumë.

Procesi i aplikimit do të jetë i hapur për një periudhë 48 orë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, sistemi do të përzgjedhë në mënyrë rastësore aplikantët fitues.

Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen përmes email-it, ku do të marrin një link të personalizuar për të përfunduar pagesën e biletave.

Pagesa duhet të kryhet brenda 24 orëve nga momenti i marrjes së njoftimit.

Pas përfundimit të pagesës, tifozët fitues do të marrin një link përkatës për të aksesuar biletat e tyre.

Biletat do të jenë të disponueshme për shkarkim në aplikacionin zyrtar “Mobilny System Biletowy”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top