Ç’bisedoi në zyrë me ambasadoren amerikane në Athinë? Flet Rama

Në konferencën e sotme me gazetarët, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për takimin që pati një natë më parë në kryeministri me ambasadoren e SHBA në Athinë, Kimberly Guilfoyle.

Rama theksoi se ishte një takim njohjeje dhe u diskutua për çështje të interesit të lartë duke përfshirë dhe energjinë.

“Ambasadorja ka ardhur për një takim njohje për të diskutuar për disa çështje interesit të lartë amerikan në këtë rajon që kanë të bëjnë me energjinë, bashkëpunimin rajonal ,që kanë të bëjnë me qasjen ndaj forcave të treta aktorëve të tretë. Nga ana tjetër, ambasadorja e SHBA në Athinë, është një përfaqësues botërisht e njohur në politikën amerikane e rrethit të ngushtë vendimmarrës të presidentit të SHBA” – u shpreh Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top