Një vizitë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Kryeministri. Në ambientet e godinës është parë të hyjë Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë, e cila është pritur në hyrje nga kryeministri Edi Rama. Pamjet janë publikuar nga Televizioni Klan dhe tregojnë momentin e takimit mes tyre.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Vizita nw kryeministri vjen në një moment kur qeveria shqiptare po përpiqet të ndërtojë projektin e portit të ri tregtar në Porto Romano, një projekt që prej muajsh ka hyrë në një fazë të paqartë pas tërheqjes së ofertuesit të vetëm në tender. Kryeministri Rama ka folur për xhelozi të disa vendeve të tjera për Shqipërinë duke premtuar se projekti do të vijojë.

Porti i ri nw Porto Romano lindi si nevojw e kalimit tw portit tw vjetwr në hapësirën e Durrës Marina një investim i arabit Muhamet Alabbar në Shqipëri. Por zhvendosja e portit duket se ka rënë në kundërshtim me interesat e NATO-s që e sheh portin e Durrësit dhe të korridorit VIII si domosdoshmëri.
Në një letër të mëparshme drejtuar kryeministrit Rama, Grant Vancleave, një zyrtar dhe investitor amerikan i përfshirë në projektet infrastrukturore në rajon, propozoi anulimin e tenderit për portin e ri në Porto Romano dhe përfshirjen e kapitalit dhe ekspertizës amerikane në zhvillimin e portit të ri dhe në integrimin e tij me korridoret strategjike të transportit dhe energjisë në Ballkan.
Ekskluzive/ Porti i ri i Durrësit, SHBA me një ofertë të re për Edi Ramën
Propozimi lidhej me një vizion më të gjerë për përdorimin e porteve të Adriatikut dhe Egjeut si nyje logjistike për transportin e mallrave dhe për infrastrukturën energjetike, përfshirë edhe zinxhirët e furnizimit me gaz të lëngshëm LNG që po marrin rëndësi të madhe në arkitekturën e re energjetike europiane.
Sipas analizës së Van Cleve, një port i vogël në Porto Romano do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për të gjithë arkitekturën e transportit në rajon. Një projekt i reduktuar do të sillte ankorimin e shumë pak anijeve dhe, për pasojë, Korridori 8 do të humbiste funksionin e tij real.
“Një port i vogël nuk mund të gjenerojë volumet e mallrave të nevojshme për të mbështetur një korridor të madh logjistik lindje–perëndim si Korridori 8. Korridori 8 nuk do të ndjekë një port të vogël. Nëse Porto Romano mbetet i vogël, ngarkesat rajonale do të vazhdojnë të kalojnë përmes Pireut dhe Selanikut” shkruante VanCleve në letrën e tij.
Me mbështetje të amerikanëve, Greqia është shndërruar në një nga pikat kryesore të interesit strategjik amerikan në rajon, me projekte të rëndësishme portuale dhe energjetike në Aleksandropoli dhe zona të tjera të Egjeut, të lidhura drejtpërdrejt me furnizimin e Europës me gaz të lëngshëm dhe me korridoret e reja tregtare.
Pikërisht për këtë arsye, prania në Tiranë e ambasadores amerikane në Athinë dhe takimi i saj i panjoftuar me kryeministrin Rama shton interesin për temat që mund të jenë diskutuar.