Meta tërhiqet nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë që kishte paraqitur në GJKKO. Kërkesa për ndryshimin e masës ishte depozituar më herët nga ana e Metës, por gjatë seancës së zhvilluar sot në GJKKO ai ka vendosur të tërhiqet nga kjo kërkesë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Për rrjedhojë, gjykata nuk do të shqyrtojë më kërkesën për zëvendësim mase sigurie, ndërsa mbetet në fuqi masa e vendosur më parë ndaj Metës. Ende nuk janë bërë publike arsyet e vendimit të Metës, se pse ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësim të masës.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top