Pas incidentit në seancën e kaluar, ku kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u vu në shënjestër të opozitës, sot në tavolinën e tij ku qëndron në Kuvend është parë një gardist. Lidhur me këtë fakt, Flamur Noka ka reaguar duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit për arsyen se përse gardisti po qëndron i vendosur tek tavolina e Ballës, gjatë kohës kur seanca vijonte punën.
Në radhën e karrigeve në Kuvend ku ulet Taulant Balla, është vendosur një prej gardistëve. Masa mbrojtëse ndaj kreut të grupit parlamentar të PS vjen pas përplasjes fizike në Kuvend mes tij dhe demokratëve Gazment Bardhi e Klevis Balliu, pas fjalëve të Ballës për Albana Vokshin, “për ty kemi numrin 0900”.