Mbahet sot seanca për imunitetin e Ballukut, PD protestë brenda dhe jashtë Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare, ku do të shqyrtohet kërkesa e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Çështja pritet të shoqërohet me debate dhe tensione politike.

Sipas rendit të ditës, kjo pikë do të trajtohet e para në axhendë, menjëherë pas nisjes së seancës. Para paraqitjes së dy raporteve të përgatitura nga përfaqësuesit e opozitës dhe të shumicës në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, do të marrë fjalën vetë Balluku. Më pas opozita dhe shumica parlamentare do të paraqesin qëndrimet e tyre, përpara se çështja të hidhet në votim.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Shqipërisë ka paralajmëruar protestë para godinës së Kuvendit në të njëjtën orë me zhvillimin e seancës. Policia e Tiranës ka marrë masa sigurie dhe ka rrethuar zonën me gardhe metalike, ndërsa priten edhe kufizime të qarkullimit të automjeteve pranë Parlamentit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top