Protesta/ Policia rrethon Parlamentin, autoboti me ujë në gatishmëri

Policia ka rrethuar parlamentin 2 ore përpara nisjes së protestës së lajmëruar nga PD në orën 10:00 kur hapet edhe seanca në Kuvend me rend dite kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut. Gjithashtu, një autobot me ujë është vendosur në oborrin e parlamentit

Për shkak të protestës, policia ka njoftuar se lëvizja do të jetë e kufizuar nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit në rrugën “George W. Bush”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apeloi që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top