PE voton pro raportit të zgjerimit, i kujton kushtet Shqipërisë dhe Malit të Zi

Parlamenti Europian votoi sot me 385 vota pro, 147 kundër dhe 98 abstenime raportin për zgjerimin e Bashkimit Europian. Edhe pse në dokument theksohet se kostoja e moszgjerimit do të ishte më e madhe se ajo e pranimit të anëtarëve të rinj në BE, Parlamenti Europian i kujton vendeve kandidate se duhet të përmbushin pa asnjë kompromis kushtet dhe reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Në raport thuhet se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë vendosur tashmë objektiva ambicioze për përfundimin e negociatave të anëtarësimit përkatësisht në vitin 2026 dhe 2027. Sipas eurodeputetëve, BE duhet t’i inkurajojë këto vende që ambicien e tyre ta shoqërojnë me realizimin e reformave konkrete. Ata i bëjnë thirrje gjithashtu Këshillit Europian që të njohë këtë moment dhe të heqë çdo pengesë që mund të ekzistojë nga ana e Bashkimit Europian.

Por, Eurodeputetët theksojnë se asnjë vend nuk duhet të trajtohet si pjesë e një pakete dhe se nuk mund të ketë rrugë të shkurtra pa përmbushur vlerat dhe parimet themelore të BE-së. Sipas raportit, procesi i zgjerimit duhet të mbetet i bazuar në meritë dhe i kthyeshëm nëse reformat nuk realizohen.

Sundimi i ligjit, reformat demokratike, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbeten kërkesat kryesore të procesit të zgjerimit.

Eurodeputetët bëjnë thirrje gjithashtu për monitorim më të fortë të reformave në vendet kandidate, sidomos në kuadër të grupkapitullit të parë, “Themeloret”.

Raporti thekson gjithashtu se moszgjerimi i Bashkimit Europian do të krijonte rrezikun e formimit të zonave gri gjeopolitike, të ndjeshme ndaj ndikimeve të fuqive të huaja jashtë kontinentit europian.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top