Victor Osimhen është padyshim diamanti i Galatasaray. Ardhja e tij ka ndezur entuziazmin e ambientit dhe të tifozëve që e vlerësojnë shumë lojtarin edhe nga ana njerëzore. Një provë e lidhjes së tyre erdhi pak para fillimit të ndeshjes së 1/8-ve të Champions kundër Liverpool. Skuadrat nuk kishin hyrë ende në fushë kur nga tribunat, mes një deti flamujsh të verdhë dhe të kuq, u shfaq një banderolë gjigante që mbulonte gjithë sektorin e tifozëve ultras të Galatasaray.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Në të shihej një imazh i Osimhen që mbante për dore një fëmijë me fanellën e Nigerisë dhe në sfond ishte nëna e tij. Përpara ishte mesazhi: “Jemi një familje dhe familja është gjithçka”.
Victor Osimhen yapılan koreografi sonrası gözyaşlarına hâkim olamadı. pic.twitter.com/8yJnZzjAyr
— Erdem Açıkgöz (@Erdmackgz69) March 10, 2026
Çfarë nënkuptonte koreografia?
Koreografia ishte një homazh për nënën e sulmuesit 27-vjeçar, të cilën ai e kishte humbur në moshë të vogël. Mesazhi i tifozëve e preku shumë Osimhen. Sulmuesi i Galatasaray u emocionua dukshëm nga gjesti. Para fillimit të ndeshjes ai shkoi drejt tribunave për të falënderuar tifozët. Ishte një mesazh shumë i fortë nga tifozët që donin të tregonin lidhjen e tyre me një lojtar që ka treguar se është shumë i lidhur me këtë skuadër, këto ngjyra dhe tifozët.
Osimhen hyri në fushë dhe nuk mundi t’i mbante emocionet. Ai hoqi maskën mbrojtëse që zakonisht mban gjatë ndeshjeve dhe tregoi lotët në fytyrë. Përveç këtij gjesti emocionues nga tifozët, Galatasaray e nisi shumë mirë ndeshjen kundër Atletico Madrid. Mario Lemina shënoi me kokë golin e avantazhit në minutën e 7-të, pas asistit pikërisht të Osimhen.