Presidenti i France, Emmanuel Macron, do të zhvillojë këtë të mërkurë në orën 15:00 një takim me krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të G7 për të diskutuar pasojat ekonomike të luftës në Iran.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Sipas njoftimit të Élysée Palace, në fokus të diskutimeve do të jenë veçanërisht situata energjetike dhe masat që mund të merren për të zbutur ndikimin e krizës në ekonominë globale.
Autoritetet franceze theksuan se ky do të jetë diskutimi i parë mes vendeve të G7 mbi këtë çështje që nga shpërthimi i konfliktit në rajon.
“Koordinimi ekonomik është një çështje kyçe për një përgjigje efektive dhe të dobishme ndaj situatës”, thuhet në reagimin e Pallatit Elize.
Franca mban këtë vit presidencën e radhës të grupit të vendeve më të industrializuara të botës, ndërsa takimi pritet të fokusohet edhe në stabilitetin e tregjeve dhe sigurinë e furnizimit me energji.