Çmimet e biletave të avionëve do të arrijnë nivele rekord

Çmimet e biletave të avionëve pritet të rriten në muajt e ardhshëm për shkak të asaj që ekspertët e quajnë si “ndërprerja më e madhe në historinë e tregut të energjisë”, e lidhur me problemet në furnizimin me naftë dhe gaz përmes Ngushticës së Hormuzit.

Gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Thesarit në Parlamentin britanik, ekspertja e tregjeve të energjisë Amrita Sen, themeluese dhe drejtoreshë e analizave në kompaninë Energy Aspects, tha se situata aktuale përbën një tronditje historike për tregun global të energjisë.

Sipas saj, megjithëse rritja e çmimeve nuk është ende aq e rëndë sa gjatë pushtimit të Ukraine nga Rusia në vitin 2022, sektori më i goditur aktualisht është karburanti i avionëve.

“Është vërtet çmenduri ajo që po ndodh në tregun e karburantit për avionë,” tha Sen. Ajo shpjegoi se një pjesë e madhe e prodhimit të këtij karburanti bëhet në Lindjen e Mesme dhe në Azi, dhe për momentin është shumë e vështirë të gjenden burime alternative për të përmbushur kërkesën.

Rreziku për transportin detar në Ngushticën e Hormuzit ka bërë që nafta bruto të mos kalojë normalisht, gjë që ndikon drejtpërdrejt në prodhimin e karburantit për avionë.

Si pasojë, ekspertët presin rritje të ndjeshme të çmimeve të biletave, të cilat mund të zgjasin të paktën për disa muaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top