Aktorja e njohur Jessica Alba dhe Joe Burrow, nuk janë në një lidhje romantike, pavarësisht spekulimeve që u përhapën pasi u fotografuan në të njëjtin event në Las Vegas, raportoi TMZ.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Sipas burimeve, dyshja ndodheshin në një grup më të madh miqsh gjatë hapjes së klubit privat Zero Bond Vegas në hotelin Wynn Las Vegas.
Edhe pse ishin ulur pranë njëri-tjetrit, nuk pati asnjë shenjë afërsie apo sjellje që të sugjeronte një marrëdhënie romantike.
Burimet theksuan se nuk u vu re asnjë (shfaqje publike e dashurisë) mes tyre dhe marrëdhënia duket të ketë qenë thjesht miqësore.
Në fakt, aktorja e filmit “Honey” vazhdon të jetë në një lidhje me aktorin Danny Ramirez. Ky i fundit konfirmoi indirekt se lidhja e tyre po shkon shumë mirë duke ndarë në Instagram një seri fotosh nga pushimet romantike të çiftit në Meksikë.
Dyshja janë përfolur si çift që nga maji i vitit 2025, kur u panë duke u puthur gjatë një shëtitjeje në Regent’s Park.
Nga ana tjetër, Joe Burrow raportohet se është aktualisht beqar. Ylli i NFL ishte në një lidhje afatgjatë me të dashurën e tij të kolegjit, Olivia Holzmacher, nga viti 2017 deri në vitin 2024.
Ai gjithashtu u përfol për një romancë me modelen e Sports Illustrated Swimsuit, Olivia Ponton, gjatë vitit 2024.