Kryeministri Edi Rama këtë të hënë, në fjalën e tij në mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku u diskutua lidhur me raportin për autorizimin ose jo të SPAK për heqjen e lirisë për ish-zv. kryeministren Belinda Balluku, u shpreh se Balluku do të vazhdojë të jetë drejtuese politike në qarkun e Fierit dhe nuk do të jetë më në asnjë pushtet ekzekutiv.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!“E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore e Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier. Ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Pak kush nga ne i mban si Belinda kontaktet me territorin”, deklaroi Rama.