Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime, në zonën e veriut. Pas orëve të pasdites mot kryesisht me kthjellime.
Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në zonën e jugut dhe qendër. Në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut reshjet e shiut të izoluara në formë pikash dhe në relievet e larta malore. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet, lugina dhe male pritet të arrijë deri 14m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.
“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj
Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700