Shtohen zërat nga Irani: Djali i Khameneit është zgjedhur Lider Suprem

Nga Irani përforcohen zërat se Republika Islamike ka zgjedhur djalin e Ajatollah Ali Khameneit, Mojtaba si pasardhës të tij.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Emri i Khameneit do të vazhdojë”, – është shprehur Ajatollah Hosseinali Eshkevari, anëtar i këshillit të klerikëve, përgjegjës për zgjedhjen e një udhëheqësi të ri, në një video të transmetuar nga mediat iraniane.

“Vota është hedhur dhe do të shpallet së shpejti”, – tha Esquevari, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Do të jetë Sekretari i Asamblesë së Ekspertëve, Hosseini Bushehri që do të shpallë pasardhësin e Ajatollah Ali Khameneit. Ky i fundit u vra që në ditën e parë të sulmit izraelito-amerikan.

Ndërsa Izraeli njoftoi se vazhdon të shënjestrojë zyrtarë të lartë iranianë. Viktima e radhës është Abolqasem Babayan, kreu i sapoemëruar i zyrës ushtarake të udhëheqësit suprem, i cili u vra dje, të shtunën.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top