Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: Kemi shkatërruar 42 anije të marinës iraniane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ushtria amerikane po arrin rezultate të mëdha në operacionet kundër Iranit, duke pretenduar se 42 anije të marinës iraniane janë shkatërruar brenda tre ditësh.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Gjatë fjalës së tij në samitin në Florida, Trump u shpreh se situata në terren po shkon në favor të SHBA-së.

“Po ecim shumë mirë në Iran. Ka qenë e jashtëzakonshme”, tha ai.

Sipas presidentit amerikan, përveç anijeve të marinës, forcat amerikane kanë goditur edhe forcën ajrore iraniane dhe sistemet e telekomunikacionit të vendit.

“Ne kemi shkatërruar 42 anije të marinës brenda tre ditësh, si dhe kemi goditur forcën ajrore dhe komunikimet e tyre”, deklaroi Trump.

Ai bëri të ditur gjithashtu se pas përfundimit të fjalimit do të takohej me familjet e ushtarëve amerikanë që kanë humbur jetën në luftë.

“Do të shkoj menjëherë për të takuar familjet e personelit tonë ushtarak”, tha ai.

Trump i cilësoi ushtarët e vrarë si “heronj të mëdhenj të vendit”, duke shtuar se ata po kthehen në atdhe në një mënyrë që askush nuk e kishte imagjinuar. Megjithatë, ai theksoi se administrata amerikane do të përpiqet të kufizojë sa më shumë humbjet në radhët e ushtrisë.

“Ne do të bëjmë gjithçka për t’i mbajtur në minimum humbjet e ushtarëve tanë”, përfundoi Trump.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top