Sylvinho “me shpatulla pas murit”: shkon të shohë Muçin e “turqit” e tjerë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, së bashku me ndihmësit e tij Doriva dhe Ervin Bulku, kanë zhvilluar gjatë kësaj jave një vizitë në Turqi për të ndjekur nga afër paraqitjet e lojtarëve të Kombëtares shqiptare me klubet e tyre.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Stafi teknik kuqezi ishte fillimisht i pranishëm në stadium për ndeshjen e Kupës së Turqisë mes Istanbul Başakşehir dhe Trabzonspor, ku ndoqi nga afër paraqitjen e sulmuesit Ernest Muçi. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte titullar dhe qëndroi në fushë për 90 minuta.
Një ditë më pas, trajneri Sylvinho dhe stafi i tij ndoqën nga stadiumi edhe përballjen tjetër të Kupës së Turqisë mes Besiktas dhe Çaykur Rizespor.

Në këtë ndeshje u aktivizua mesfushori Kristjan Asllani, i cili u fut në lojë si zëvendësues në minutën e 78-të për Besiktas. Ndërkohë, në radhët e Rizespor është edhe mesfushori i Kombëtares Qazim Laçi, i cili në këtë takim qëndroi në stol.

Vizita në Turqi është pjesë e procesit të vazhdueshëm të monitorimit të lojtarëve të Kombëtares shqiptare nga stafi teknik, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e rëndësishme të play-off-it të Botërorit ndaj Polonisë.

Përmes këtyre vizitave, stafi i Kombëtares synon të mbajë kontakt të drejtpërdrejtë me lojtarët dhe të ndjekë nga afër formën e tyre në klubet respektive, në prag të sfidave të rëndësishme ndërkombëtare.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top