FOTO/ Kryeministria ndan fotot e ministrave anonimë me Ramën

E dini kush është Ermal Nufi? Nga vjen Enea Karakaçi? Apo çfarë ka bërë në jetë Adea Pirdeni? Me gjasë këto emra mund të tingëllojnë si të dëgjuar diku nëpër kronika lajmesh, por për publikun e gjerë nuk thonë asgjë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Në fakt, këto janë pjesë e kabinetit qeveritar të Edi Ramës që ndryshoi qeverinë rreth një javë më parë. Disa janë aty për shkak të konjukturave, ndonjë tjetër për bindjen e verbër që ka treguar ndaj eprorëve, ndërsa të tjerë as vetë nuk e dinë pse janë aty. Edi Rama e ka bërë të qartë që kur emëron ministra, nuk pranon një Jo nga vartësit e tij. Por kjo mënyrë pune ka nxjerrë problemin e anonimitetit, pasi shumica e ministrave nuk vijnë nga jeta politike dhe as kanë spikatur për ndonjë ekspertizë të veçantë profesionale.

Kësisoj, qeveria shtrëngohet të shpërndajë fotot e kabinetit qeveritar në mënyrë që qytetarët të asociojnë fytyrën me emrat. është gjithmonë rreziku që mundi të shkojë kot. Kur publiku t’i ketë njohur, Rama mund t’i ndryshojë sërish me rioshët e radhës dhe procesi i njohjes të nisë nga fillimi. Deri atëherë mund t’i shihni ministrat e rinj në fotot më poshtë:

              

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top