Kërkonte lirimin nga burgu, Meta heq dorë nga ankimi në Apelin e Posaçëm

Presidenti i Partia e Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur të heqë dorë nga ankimi në Apelin e Posaçëm, ku kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Avokati i tij mbrojtjes tha se vendimi për të tërhequr ankimin u mor pas shqyrtimit të mundësive ligjore.

Me këtë vendim, procedura në Apelin e Posaçëm nuk do të vijojë, duke mbetur në fuqi masa e vendosur më parë ndaj presidentit të Partisë së Lirisë.

Meta po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, përfshirë përfitime të dyshuara nga kontrata publike dhe lobime jashtë vendit. Hetimi i SPAK ka dërguar ish-presidentin në qeli, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij dhe bashkëpandehurve vijon.

Në të njëjtin proces gjyqësor, ish‑bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi po hetohet gjithashtu nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ajo është lënë me masë sigurie “detyrim paraqitjeje”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top