Uefa e nervozuar me FIGC për sanksionet “e pakta”: Nyon donte që Juventus të përjashtohej nga Europa

Finalja e Europa League mes Romës dhe Seviljes në Budapest ishte rasti për një takim mes Gabriele Gravina dhe Aleksander Ceferin. Mes temave të ndryshme të bisedës, e pashmangshme ishte edhe çështja Juventus. Presidenti i UEFA-s e bëri të qartë se nuk i ka pëlqyer shumë rezultati i proceseve sportivë italianë. Sipas tij, ata nuk e kanë ndëshkuar mjaftueshëm klubin bardhezi për ngjarjet që përfshijnë fitimet kapitale dhe manovrat e pagave.

Në Nyon do të kishin preferuar që të ishte FIGC që ta largonte Zonjën nga kupat e Europës. Ceferin pretendoi kështu një penalitet në pikë më të madh se -10 tashmë zyrtare në renditje për Juventus. Sidoqoftë, në këtë pikë, mund të jetë organi më i lartë i futbollit evropian që t’i japë grushtin e fundit Juventus, duke e mbajtur jashtë ngjarjeve ndërkombëtare për sezonin e ardhshëm. Me rrezikun, të padëshiruar, por tashmë të dukshëm, që kjo mund të rezultojë si hakmarrje për mos braktisjen e projektit të Super League dhe jo për mosrespektim akordeve të gentlemen agreement.

Ndërkohë, javët e fundit disa drejtues të Juventus janë thirrur nga paneli i UEFA-s që po kryen hetimet. Ata kanë dhënë shpjegimet e tyre në funksion të vendimit që duhet të arrijë në qershor. Një verdikt për t’u shkruar shpejt, siç shpreson edhe vetë Juventus. Në rast përjashtimi bardhezinjtë do të humbisnin “vetëm” Conference League (ose maksimumi Europa League, nëse do të kalonte Romën ose Atalantën në javën e fundit të kampionatit). Një vonesë, nga ana tjetër, mund të shtyjë sanksionin për sezonin 2024-2025 dhe në atë pikë Juve do të rrezikonte të hiqte dorë nga Champions League, në rast të kualifikimit në fund të Serie A të ardhshme.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top