Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori fjalën në Kuvend për replikë ditën e sotme duke iu përgjigjur ministres së Jashtme, Elisa Spiropali. Ai tha se shkarkimin ministrja nuk e kishte prej tij, por prej vetes dhe Belinda Ballukut.
“Eliza, je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara, në një kohë kur sytë shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korb e zezë, afër asaj është ajo, ti vijë si nuse këtu, veshur me të bardha. Ça kujtoje ti, se bar hante Lubia, jo, s’e ke nga Sali Berisha, e ke nga vetja jote”, u shpreh ai.
Dhe më tej vijoi të shpjegonte se shkarkimet nuk erdhën si faktor i tij, ndërsa deklaroi se teksa Spiropali priste të bëhej zv/kryeministre, vendin e saj e zuri “kloni i Lubisë”.
“Gëzoheshe se do ishte ti në vend të saj zv.kryeministre, por ja ku e ke klonin e Lubisë, është këtu brenda, se ti nuk di nga shkencat, nuk e ke nga ajo apo unë po e ke nga vetja juaj. Jo vetëm që s’e mbroje, por përkundrazi gëzoheshe se do bëheshe ti zv/kryeministre. S’e prisje ti që mnë vend tënd do bëhej kjo kloni i Lubisë. Unë do jem Lubia juaj u thoshte kjo dhe këta i dhanë atë që meritove”, tha kreu i selisë blu.
Ai i kujtoi Spiropalit se në vend të saj Rama zgjodhi klonin e Ballukut (Albana Koçiun).
“Ja ku e ke klonin! Ti ke probleme të mëdha në shkenca. Kjo është kloni. Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti”, tha ai.