Ndërsa jemi në ditën e pestë të sulmeve të SHBA dhe Izraelit mbi Iran, BBC ka siguruar dëshmi të reja nga banorët.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Dy persona kanë rrëfyer për BBC atë që po ndodh në terren, ndërsa tregojnë tmerrin pas sulmeve.
“Ende i dëgjoj shpërthimet. Nuk jam i sigurt nëse janë të vërteta apo thjeshtë më oshëtijnë në vesh alarmet dhe shpërthimet e mëparshme”, shkruan një burrë në të 30-at.
Ndërkohë që një tjetër shprehet: Nuk jam më i lumtur me mundësinë e ndryshimit të regjimit. Thjesht i lodhur. Dhe i hutuar se çfarë mund të ndodhë. Numërova 30 shpërthime sot (të marten). Po përkeqësohet gjithnjë e më shumë çdo ditë. Sot tymi mbushi ajrin brenda shtëpisë sonë. Cili mendoni se do të jetë fundi i kësaj? Kur do të mbarojë? Unë dua vetëm begati. Dhe paqe, për të gjithë ne. Është e frikshme. Vërtet e frikshme.