Video/ Mourinho tërbim e zhgënjim: flak medaljen në tribunë pastaj ofendon arbitrin Taylor në parking

Finalja e parë europiane e humbur e lëndoi dhe José Mourinho shfryu gjithë zemërimin dhe zhgënjimin e tij pas ndeshjes në Budapest. Trajneri i Romës u kryqëzua me ekipin e arbitrave në parkingun nëntokësor të Puskas Arena dhe u vërsul kundër kryesorit Taylor. Për portugezin, arbitri ishte veçanërisht fajtor për mosdhënien e penalltisë për prekjen me dorë në zonën e Seviljes. Po edhe kartoni i kuq i munguar për Lamela. Mourinho përdori fjalë të rënda ndaj arbitrit britanik, i cili po hipte në minibusin e rezervuar për zyrtarët e ndeshjes, edhe pse u përpoq të përmbahej për të shmangur sanksionet e rënda nga UEFA.

“You`re a fucking disgrace, man!”, që e përkthyer do të thotë: “Ti je fatkeqësi e q*rë!”. Ai e përsërit dy herë, u duk se do të largohej, por më pas e rimendoi, u kthye dhe shtoi: “E Rosetti (dizenjatori i UEFA-s, red) ishte në gjendje të thoshte se nuk është… E ti ishe në gjendje…”. Dhe përsëri, duke iu afruar furgonit ku po hipin të gjithë arbitrat: “Urime edhe për (fjalë e pakuptueshme) nga Var dhe për të gjithë ju. Urime!”. Dhe pastaj ndërsa po largohej tha: “Nuk kanë as shenja turpi në fytyrë…”.

Edhe për këtë reagim, mediat spanjolle shënjestruan Jose Mourinho, i cili ka qenë edhe objekt i “memeve” të tifozëve andaluzianë. Edhe shtypi britanik e cilësoi sjelljen e “Special One” si “të tmerrshme”.

MEDALJA PËR NJË FËMIJË NË TRIBUNË
Më parë, Special One kishte bërë një tjetër gjest instinktiv sapo përfundoi ceremonia e ndarjes së çmimeve. Mourinho e flaku medaljen e vendit të dytë në tribunë, ku u kap nga një fëmijë, siç dëshmohet nga një foto nga fusha. Sigurisht jo me inat, por gjithsesi duke demonstruar një gjendje shpirtërore të paqëndrueshme për një disfatë që ndoshta do të donte ta harronte sa më shpejt.

https://twitter.com/LAROMA24/status/1664109139599998977?s=20

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top