Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për çështjen Balluku, duke rrëzuar ankimimin e Kryeministrisë për pezullimin e ish-zëvendëskryeministres.
Trupa e përbërë nga: Fiona Papajorgji, Kryetare, Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja, Ilir Toska, Genti Ibrahimi, Marjana Semini, Asim Vokshi, Sandër Beci, anëtarë, me sekretare Anjeza Puka, në datën 22 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen në fjalë, ndërsa vendosën lënien në fuqi të vendimit të GJKKO për pezullimin e Ballukut dhe bllokimin e pasaportës së saj.
“Masa e sigurimit të ndalimit të ushtrimit të detyrës sipas nenit 242 të KPP-së është e përkohshme dhe i drejtohet individit e jo institucionit, ndaj nuk mund të barazohet me shkarkimin e ministrit (as de facto) dhe as me pezullimin administrativ, duke mos lindur kësisoj asnjë mosmarrëveshje kompetencash midis pushteteve.
Zbatimi i saj nuk prek në vetvete kompetencat e pushtetit ekzekutiv, ndonëse ndalon përkohësisht individin deri në tre muaj (neni 267 i KPP-së) të ushtrojë detyrën e ministrit, me qëllim që të garantohet integriteti i procesit penal. Në ndryshim Vendim i Gjykatës Kushtetuese Kërkues: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Faqe 43 nga disa funksionarë të tjerë kushtetues (si p.sh: funksionarët e sistemit të drejtësisë që mund të pezullohen edhe vetëm për shkak të marrjes së cilësisë të të pandehurit, pa qenë nevoja për marrjen e masës ndaluese sipas nenit 242 të KPP-së), Kushtetuta vërtet nuk parashikon pezullimin administrativ të ministrit nga detyra, por kjo vjen për shkak se ky funksion është politik dhe në rastin e verifikimit të shkaqeve të pamundësisë së individit për ushtrimin e detyrës së ministrit (cilatdo qofshin ato), situata mund dhe duhet të zgjidhet me instrumentet politike përmes bashkëveprimit të organeve kushtetuese ose llogaridhënies në Kuvend, sipas neneve 77, 80 dhe 98 të Kushtetutës. 13. Për sa më lart, jemi të mendimit se kërkesa ishte haptazi e pabazuar që në krye të herës dhe rrjedhimisht nuk duhej të ishte kaluar për gjykim nga Gjykata në fazën e shqyrtimit paraprak të saj.”, thuhet në vendimin e Gjykatës.