Bandat shqiptare mbushin Britaninë me cigare të paligjshme

Grupet kriminale shqiptare po përdorin rrjetet sociale për të shitur cigare kontrabandë në Mbretërinë e Bashkuar. Daily Mail raporton se një hetim i policisë, në platforma si TikTok, Facebook dhe Instagram ofrohen marka të njohura si Marlboro me çmime 6–7 paund për paketë, shumë më lirë se tregu britanik. Bandat shqiptare po shfrytëzojnë rrjetet sociale për të shitur cigare kontrabandë në Mbretërinë e Bashkuar. Ato bëhen me dërgesë direkte në banesa. Sipas hetimit, në platforma si TikTok, Facebook dhe Instagram ofrohen marka të njohura, përfshirë Marlboro, me çmime 6–7 paund për paketë, rreth gjysmës së çmimit në tregun britanik.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kontrabanda e duhanit konsiderohet një nga aktivitetet më fitimprurëse të tregut të zi. Kjo i kushton Thesarit britanik mbi 3 miliardë paund në vit nga taksat e humbura. Sipas autoriteteve, fitimet nga kjo veprimtari përdoren për të financuar krime të tjera, përfshirë trafikun e drogës dhe armëve.

Pas kontaktimit nga gazetarët, disa prej llogarive në rrjetet sociale u mbyllën për shkelje të rregullave. Së fundmi, në Librazhd u godit një fabrikë e dyshuar për prodhimin e cigareve të falsifikuara, pas informacioneve të përcjella edhe nga autoritetet britanike drejt SPAK. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit të kontrabandës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top