Provimi i parë/ Afro 30 mijë maturantë testojnë njohuritë në gjuhën e huaj

Këtë të enjte, 1 qershori, maturantët do t’i nënshtrohen testit të parë, atij të gjuhës së huaj. Rreth 30 mijë maturantë do të nisin provimin në orën 10:00. Ai pritet të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Edhe këtë vit struktura e testit nuk ndryshon. Ai përbëhet nga 60 pikë dhe maturantët duhet të sigurojnë 25% të tyre për të kaluar.

 

Pas provimit të gjuhës së huaj, maturantët do t’i nënshtrohen më datën 7 provimit të gjuhës shqipe, me 13 qershor provimit të matematikës më 19 qershor lëndës me zgjedhje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top