Edon Zhegrova pritet të largohet nga Juventusi gjatë merkatos së verës.
Sipas mediave italiane, kjo do të ndodh pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur të bëjnë ndryshime në repartin ofensiv.
Lajmi vjen në kuadër të një riorganizimi të mundshëm pas një merkatoje të verës që nuk dha rezultatet e pritura dhe pas eliminimit nga Champions League.
Trajneri Luciano Spalletti, pas një mbledhjeje me drejtuesit e klubit, ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me klubin deri në vitin 2028, por ka marrë vendime për largime të disa lojtarëve, mes të cilëve përmenden Edon Zhegrova dhe dyshja Openda-David. Lëvizjet e verës do të prekin të gjitha repartet, megjithëse nuk pritet një revolucion i plotë në skuadër.