David Guetta bëhet baba për herë të katërt

DJ i njohur francez David Guetta ka mirëpritur në fshehtësi fëmijën e tij të katërt dhe të dytin me partneren e tij, Jessica Ledon.

Artisti 58-vjeçar ndau lajmin surprizë me ndjekësit në Instagram, duke zbuluar edhe emrin e foshnjës. “Mirë se erdhe në botë, Skyler Sekreti më i bukur që kemi mbajtur ndonjëherë”, shkroi ai në postimin e përbashkët me Ledon.

Guetta dhe Ledon janë gjithashtu prindër të një djali, Cyan, i lindur në mars 2024. Producenti i hitit “Titanium” është gjithashtu baba i Tim Elvis (22 vjeç) dhe Angie (18 vjeç), nga martesa e tij e mëparshme me Cathy.

Lajmi u prit me urime të shumta nga miq dhe figura të njohura. Jennifer Lopez komentoi: “Awwww urime”, ndërsa Ivanka Trump shkroi: “Shumë e lumtur për ju të dy! Urime David dhe Jessica!”. Edhe DJ të njohur si Tiësto dhe Armin van Buuren dërguan mesazhe urimi.

Guetta, një nga DJ-të më të suksesshëm në botë, ka shitur mbi 10 milionë albume dhe ka grumbulluar më shumë se 30 miliardë dëgjime në Spotify. Së fundmi, ai festoi faktin që këngët e tij “Memories” dhe “Sexy B****” kaluan secila mbi 1.3 miliardë dëgjime në platformë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top