Një ditë pasi ndryshoi gjysmën e Ministrave, Rama mbledh qeverinë sot në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama pritet që të mbledhi mesditën e sotme qeverinë në mbledhjen e përjavshme. Kjo mbledhje ishte shtyrë prej 2 javësh, ndërkohë që sot pritet që të merren disa vendime.

Kjo mbledhje vjen vetëm një ditë pasi Rama ka bërë rrokadë në Ministri, duke shkarkuar 3 Ministra si dhe duke u ndryshuar vendet 4 të tjerëve.

Ndryshimet në Qeveri:

Ikën Belinda Balluku- Zëvendësohet nga Albana Koçiu

Besfort Lamallari Minister i Brendshëm- Zëvendëson Albana Koçiun

Toni Gogu Ministër Drejtësie- Zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha Minister i Jashtem- Ikën Elisa Spiropali

Enea Karakafi-Ministër Infrastrukture dhe Energjitike- Zëvendëson Belinda Ballukun

Ermal Nufi Ministër i Mbrojtjes- Ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili-Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin- Zëvendëson Toni Gogun

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top