Ronaldo zyrtarisht bashkëpronar në klubin spanjoll, blen 25% të investimeve

Legjenda e futbolli, Cristiano Ronaldo ka bërë hapin e tij të parë drejt pronësisë së një klubi futbolli, pasi ka blerë 25% të aksioneve të UD Almeria përmes kompanisë së tij “CR7 Sports Investments”.
Ronaldo bëhet bashkëpronar i klubit spanjoll një vit pasi Almeria u ble nga një grup investimesh saudit i udhëhequr nga Mohamed Al Khereiji – bashkëpunëtor i ngushtë që më herët kishte ndihmuar edhe në transferimin e portugezit në Arabinë Saudite.

Ronaldo më parë kishte lënë të kuptohej se kishte ambicie përtej fushës së blertë. Në vitin 2024 ai deklaroi se dëshironte të ndikonte në futboll edhe në nivel pronësie.

Ai ka folur hapur edhe për problemet strukturore të Manchester United duke thënë në një intervistë: “Nëse do të jem pronari i klubit, do t’i sqaroj gjërat dhe do t’i rregulloj gjërat që janë të këqija atje”, kishte deklaruar portugezi më parë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top