Rama sulmon Lapajn, Shehajn dhe Arlind Qorin: Ballistë e komunistë…

Teksa foli për reformën në drejtësi, për të cilën tha se mazhoranca socialiste vazhdon ta mbështesë, kreu i qeverisë sulmoi edhe drejtuesit e partive të vogla.

Rama përdori tone ironike dhe metafora për të përshkruar kundërshtarët politikë, duke i ndarë ata mes “hunjeve të vjetër e të thyer” dhe “filizave të rinj e të shtrembër”.

Ai përmendi gjithashtu me ironi dy drejtues partish politike, Agron Shehajn dhe Arlind Qorin, duke i cilësuar si “ballisti Agron” dhe “komunisti Arlind”.

Më pas kreu i qeverisë shtoi se të gjithë, sipas tij, “i mbajnë sytë nga stacioni i trenit duke pritur që SPAK-u t’u hapë rrugën”.

“Shikojini vetë rreth e rrotull që nga hunjtë e vjetër dhe të thyer që ju shkoni e hyni në zyrat e Kuvendi ti takoni përditë korridoreve, te filizat e rinj dhe të shtrembër që i keni nga ana tjetër e bulevardit poshtë dritares tonë, deri tek ballisti Agron dhe komunisti Arlind që i mbajnë sytë të gjithë nga stacioni i trenit duke pritur që SPAK-u ti hapë rrugën njërit për kotecin e pulave qyl dhe tjetrit për kasollen me yll. Nuk ta relativizoj problematikën e mprehtë, shumë të mprehtë të efekteve anësorë të reformës në drejtësi, por dua të sigurohem që të gjithë ne këto do ta mbajmë shumë fort parasysh beben, përpara se të derdhim ujin e pistë dhe do ta derdhim”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top