Një nisje që pak kush e priste, por që tani po bën xhiron e mediave sportive, 16-vjeçari Adri Mehmeti mori besimin si titullar në ndeshjen hapëse të sezonit me New York Red Bulls, duke treguar personalitet dhe qetësi përtej moshës së tij.
Mesfushori 16-vjeçar qëndroi në fushë për 76 minuta dhe ishte ndër më të dalluarit në repartin e mesit.
Ai kontribuoi drejtpërdrejt në suksesin 2-1 të skuadrës, duke dhënë një asist dhe duke qenë konstant në duele e në ndërtimin e aksioneve.
Paraqitja e tij nuk kaloi pa u vënë re nga Major League Soccer, e cila e përfshiu në listën e debutuesve më mbresëlënës të javës së parë. Një vlerësim që konfirmon se bëhet fjalë për një talent që premton shumë për të ardhmen./gazetametro.net
