Atalanta shkatërron 4-1 Dortmund: përmbys humbjen e parë 2-0

Atalanta bën mrekullinë dhe në shtesë mposhti 4-1 Borussia Dortmund në ndeshjen e kthimit të play-off të Champions League. Skuadra italiane siguroi kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të kompeticionit.

Vendasit e nisën vrullshëm takimin dhe e zhbllokuan shifrat që në minutën e 5-të. Krosim i Bernasconi, gabim i Bensebaini dhe Svensson, dhe Scamacca përfitoi për të shënuar. Pas tentativave të Zalewski dhe rasteve të para për gjermanët me Brandt dhe Guirassy, në fundin e pjesës së parë erdhi goli i dytë. Goditje e rrezikshme e Zappacosta, devijim sërish nga Bensebaini që mashtroi Kobel dhe çoi shifrat në 2-0 në të 45-ën.

Për golin e avantazhit në përballjen e dyfishtë, skuadra e Palladino-s nuk priti gjatë. Në minutën e 57-të, krosimi i harkuar i de Roon gjeti Pasalic, i cili me kokë nga afër përmbysi gjithçka. Kovac hodhi në fushë Adeyemi. Ky i fundit në minutën e 75-të ngriu “New Balance Arena” me të majtën dhe rihapi sfidën.

Kur dukej se ndeshja po shkon drejt shtesave, në minutat shtesë Krstovic goditet në kokë në zonë. Pas një kontrolli të gjatë me VAR, u akordua penallti për skuadrën bergamaske dhe Bensebaini undëshkua me të kuq. Nga pika e bardhë, Samardzic u tregua i saktë dhe shënoi golin e katërt në minutën e 98-të, që vulosi kualifikimin.

Në 1/8-at e finales, për Palladino-n do të jetë përballja me njërën mes Arsenal dhe Bayern Munich.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top