Kontrolli i Burgjeve shndërrohet në agjenci, Ministri i Drejtësisë shpjegon ligjin

Në mbledhjen e radhës së Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, u shqyrtua projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”. I pranishëm për të paraqitur dhe argumentuar nismën ishte ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili theksoi rëndësinë e krijimit të një kuadri të ri ligjor për forcimin e kontrollit, transparencës dhe profesionalizmit në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale.

Në fjalën e tij para deputetëve, ministri Lamallari argumentoi se projektligji synon krijimin e një strukture moderne dhe funksionale, e cila do të garantojë mbikëqyrje efektive të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale, në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë penale.

Sipas tij, Agjencia e re do të ketë për mision parandalimin, zbulimin dhe hetimin e veprave penale brenda sistemit, si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm për të garantuar integritetin institucional. Ministri Lamallari theksoi para deputetëve se Ministria e Drejtësisë i qëndron variantit të projektligjit të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Sipas tij ky draft ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u konsultuar në cdo gërmë të tij.

Në projektligj, një theks i veçantë i jepet veprimtarisë informative gjurmuese, e cila do të zhvillohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e udhëzimeve të përbashkëta ndërinstitucionale, duke garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore. Projektligji parashikon mekanizma shtesë për mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin përkatës, si dhe kërkesën për autorizim nga prokurori përpara marrjes së të dhënave nga punonjësit operacionalë, me qëllim shmangien e çdo abuzimi të mundshëm.

Gjithashtu, u riformuluan dispozita që lidhen me emërimin dhe lirimin e Drejtorit të Përgjithshëm, duke forcuar balancën institucionale mes ministrit dhe Kryeministrit, si dhe u vendosën kritere më të qarta për transferimet, komandimet dhe ndërprerjen e marrëdhënieve të punës.

Në përfundim të diskutimeve, projektligji u miratua në parim dhe vijoi shqyrtimi nen për nen, me reflektimin e të gjitha ndryshimeve të dakordësuara, për t’iu paraqitur më pas seancës plenare për votim. Ministri Lamallari theksoi se kjo nismë është një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të një sistemi të sigurt, transparent dhe të përgjegjshëm të ekzekutimit të vendimeve penale, në shërbim të shtetit të së drejtës dhe besimit të qytetarëve tek institucionet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top