Bordi i Paqes, tashmë ka faqen e tij zyrtare. Prezantimi i faqes vjen pas takimit inagurues më 19 shkurt, ku u firmos deklarata e themelimit të këtij Bordi. Mes liderëve që firmosën ishte dhe kryeministri Edi Rama si përfaqësues i Shqipërisë dhe presidentja Vjosa Osmani, si përfaqësuese e Kosovës.
Në faqen zyrtare të Bordit janë listuar shtetet anëtarë të cilat janë: SHBA, Shqipëria, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bahrein, Bjellorusia, Bullgaria, Kamboxhi, Egjipti, El Salvador, Hungaria, Indonezia, Izraeli, Jordania, Kazakistani, Kosova, Kuvajti, Mongolia, Maroku, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani dhe Vietnami. Gjithashtu janë të listuara edhe parimet themelore të Bordit të Paqes, i ideuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Në pjesën e misionit thuhet se Bordi i Paqes është një organizatë ndërkombëtare që kërkon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisje të besueshme dhe të ligjshme dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti.
Bordi do të ndërmarrë funksione të tilla të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe siç mund të miratohen në përputhje me këtë Kartë, duke përfshirë zhvillimin dhe përhapjen e praktikave më të mira të afta për t’u zbatuar nga të gjitha kombet dhe komunitetet që kërkojnë paqe.
Një sektor më vete në faqen e Bordit është edhe “Plani i Paqes në Gaza”. Aty është shpalosur plani gjithëpërfshirës i Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.