Shtyhet gjyqi për përd*unim, shpërthen Hakimi: “Sot mjafton një akuzë për një proces”

Achraf Hakimi ka dashur të thyejë heshtjen dhe të japë mendimin e tij për çështjen gjyqësore që e përfshin që nga viti 2023, për të cilën duhet të përgjigjet ndaj akuzës për dhunë seksuale pas denoncimit të një 23-vjeçareje. Lojtari i kombëtares marokene, sot te PSG, është mbrojtur gjithmonë duke folur për tentativë zhvatjeje dhe shantazh ekonomik. Çështja u rikthye në vëmendje pasi lojtari u dërgua në gjyq dhe do të paraqitet para gjykatës penale: “E pres me qetësi këtë proces”.

Shpërthimi i Hakimi
Hakimi nuk qëndroi në heshtje. Ai preferoi të flasë personalisht për të shmangur spekulimet mbi çështjen ligjore që e përfshin drejtpërdrejt që nga 2023 me akuzën shumë të rëndë për përdhunim. Pas lajmit për dërgimin në gjyq, ai komentoi në rrjetet sociale: “Sot, një akuzë për përdhunim mjafton për të justifikuar një proces, edhe nëse unë e mohoj dhe gjithçka tregon se është e rreme. E pres me qetësi këtë proces, që do të lejojë që e vërteta të dalë publikisht”.

Akuza dhe teza e zhvatjes ekonomike
Lojtari ka hedhur poshtë çdo akuzë, duke mbrojtur që në fillim linjën se bëhej fjalë për një tentativë të qartë zhvatjeje për qëllime ekonomike. Më 1 gusht 2025, prokuroria e Nanterre kërkoi gjykimin për ngjarjen e ndodhur dy vite më parë: më 25 shkurt 2023 një e re paraqiti denoncim në komisariatin e Nogent-sur-Marne, pasi pretendoi se ishte sulmuar seksualisht një ditë më parë në shtëpinë e lojtarit.

Gjatë hetimeve, Hakimi nuk e mohoi takimin, por ka deklaruar gjithmonë se nuk pati asnjë qasje seksuale të pëlqyer jo me konsensus. Megjithatë, dëshmia e 23-vjeçares u konsiderua e besueshme nga prokuroria franceze, pasi “ishte koherente si në zhvillim ashtu edhe në kohëzgjatje, si dhe në mesazhet e dërguara mikeshës”, të cilës i ishte drejtuar pothuajse në kohë reale për ndihmë. Avokatja e Hakimi, Fanny Colin, kundërshtoi ashpër vendimin për dërgimin në gjyq, duke theksuar se ai bazohej “vetëm në fjalën e një gruaje që ka bllokuar të gjitha hetimet, ka refuzuar ekzaminimet mjekësore dhe testet e ADN-së, si dhe ka mohuar kontrollin e telefonit të saj”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top