Mëngjesin e së martës, në segmentin Boboshticë–Dardhë është evidentuar një çarje anësore e trupit të rrugës në kilometrin 9.5, duke kufizuar lëvizjen e drejtuesve të mjeteve vetëm në një korsi.
Ky aks me gjatësi 13.6 kilometra, që lidh fshatin Boboshticë me fshatin turistik të Dardhës, përbën një nga nyjet më të rëndësishme rrugore për zonën e Korçë.
Rreth pesë vite më parë, në këtë segment u realizua një riveshje me asfalt, si pjesë e një investimi të financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), me synim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e standardeve të sigurisë rrugore. Ndërhyrja konsistoi në sistemimin e shtresave asfaltike përgjatë gjithë gjatësisë së aksit, duke synuar ta bënte rrugën më të qëndrueshme ndaj kushteve atmosferike dhe amortizimit.
Megjithatë kjo situatë tregon se cilësia e punimeve ka qenë e dobët dhe e ka sërish të nevojshme ndërhyrjen.