Vijojnë përplasjet në Baks-Rrjoll të Velipojës, banorët përballen me policinë

Protesta e kësaj të marte në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë është shoqëruar me tensione dhe përplasje pas vendimit të Apelit për pronësinë e tokës.

Mësohet se, situata u përshkallëzua pas vendimit të Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila ka njohur familjen Malaj si pronare të ligjshme të sipërfaqes së tokës në fjalë. Pas vendimit, banorët kanë tentuar të hyjnë në tokat që pretendojnë se u përkasin, por janë përballur me kordonin policor që ka penguar kalimin e tyre.

“Jemi në tokë tonë, do t’i bllokojmë fadromat për arsye se ka dalë toka jonë”, janë shprehur protestuesit, të cilët kanë arritur të bllokojnë punimet në terren.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top